Gattuso merr përsipër përgjegjësitë. Ja çfarë thotë

“Jam i zhgënjyer me veten time, pasi nuk arrita të depërtoj në mendjen e lojtarëve të mi”, ka deklaruar trajneri Gennaro Gattuso në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë sot ndaj Torinos në kampionat.

Deklaratë që konfirmon se trajneri kuqezi nuk e ka patur aspak të lehtë të menaxhojë situatën në këtë moment vendimtar të sezonit.

“Nuk jam i zhgënjyer nga lojtarët, por nga vetja, pasi nuk po bëj dot diçka ndryshe. Një trajner duhet të jetë i aftë të transmetojë atë që ai mendon te lojtarët”, thotë Gattuso, që bën autokritikë. Gjithsesi, trajneri kërkon nga skuadra fitoren ndaj Torinos, në mënyrë që Milan të ruajë vendin e katërt dhe të kualifikohet në Champions League sezonin tjetër.