Donin ti vidhnin celularin, adoloshentët nxjerrin thikat

Dy persona janë arrestuar nga policia e Kosovës pasi kanë goditur me thikë një të tretë në rrugën “Papa Klementi” në Pejë.

Sipas informacioneve policia ka arrestuar dy shtetas, një shqiptar dhe një të komunitetit egjiptian pasi që kanë tentuar që përmes forcës t’i vjedhin një tjetër shtetasi një telefon, ndërsa më pas e kanë therur me thikë.

Personi identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është dërguar menjëherë në spital për trajtim të specializuar mjeksor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar nga policia.

Njoftimi i policisë:

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri i mitur Komuniteti Shqiptar dhe tjetri Komuniteti Egjiptian, pasi që të njëjtit nga viktima mashkull Komiteti Shqiptar (i mitur) me forcë i kanë vjedhur një telefon mobil dhe më pas me një mjetë të mprehtë (thikë) e kanë therur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa telefoni i vjedhur i është kthyer viktimës”.