FOTO/ John Travolta fotografohet i lumtur pas një bisede me fansat në Romë

Ai është zgjedhur të paraqesë një karakter paksa shqetësues në filmin e ardhshëm, The Fanatic.

Por Xhon Travolta dukej sikur nuk ka asgjë të keqe në karakterin e tij, ndërsa bisedonte me fansat e tij pas një nate në Romë të Italisë të premten.

Aktori 65-vjeçar ishte shumë i qeshur teksa doli nga restoranti Dal Bolognese me producentin Andrea Iervolino përpara se të përshëndeste një mori tifozësh.

Ai shfaqej i veshur thjesht me një xhaketë të xhins të errët mbi një këmishë të zezë me mëngë të gjata.

Mbante një palë pantallona të gjera të zeza dhe ishte pa kapele me kokën ttë qrthur në zero, ndërsa duket se mjekra ka qenë ndër përparësitë e aktorit pasi nuk e ka hequr përkundrazi.

Andrea, 31 vjeç, mbante një xhaketë blu të errët me pantallona të ngushta dhe një këmishë të zezë ndërsa hëngri me aktorin e famshëm.