FOTO/ Zbulohet në mes të Vlorës, sera e kanabisit, arrestohen dy burra

Policia e Vlorës ka zbuluar, pas  informacioneve nga qytetarët se dy shtetas dispononin dhe po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, një shtëpi - serë për kultivimin e kanabisit në lagjen 24 Maji në Vlorë.

Operacioni "Prita" u zhvillua në një banesë është gjetur dhe sekuestruar 48 kilogramë lënde narkotike, si dhe 97 fidanë kanabis të mbjellë në kubikë. Gjithashtu u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera.

Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës në këtë banesë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.

Dosja iu referua Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.