VIDEO/ Messi mbyll llogaritë, Barcelona fiton titullin e 26-të kampion

Barcelona mposht Levanten dhe siguron matematikisht titullin kampion, 3 javë para mbylljes zyrtare të sezonit.

Një gol i Lionel Messit në minutën e 62 i dha tre pikët katalanasve që sigurojnë kështu titullin e 26 në histori dhe të tetin në 11 vitet e fundit.

Ky isht goli i 598 i yllit argjentinas: -Liga (416), Champions (110), Copa del Rey (50), Superkupa e Spanjës (13), Botërori i Klubeve (5) y Superkupa e Europës (3)

Me titullin në xhep tashmë, Barcelona e Valverdes është e përqendruar në gjysmëfinalet e Champions League, ku këtë të mërkurë pret në “Camp Nou” Liverpoolin.

Ndërkohë më 25 maj Barcelona do të luajë finalen e Kupës së Mbretit përballë Valencias.