'I prishën qetësinë', Shefi i Zjarrëfikesve tregon si i futën në qeli pas takimit me Ramën

Një skandal i vërtetë ka ndodhur ditën e djeshme gjatë momentit kur Kryeministri Rama po zhvillonte takimin në Shkodër në kuadër të turit “Bashkia që duam’.

Menjëherë pas këtij katër pjesëtarë të grupit të Zjarrëfikësve në Shkodër të cilit ishin në krye të detyrës janë shoqëruar në paraburgim në Polici, pasi i kanë prishur qetësinë kryeministrit Rama.

Në lidhje me skype me Syri.net, Ridvan Bushati, shef i personelit të zjarrfikësve në Shkodër ka treguar të gjithë atë që ka ndodhur ditën e djeshme.

“Në orën 17,14 min nga familja Kullolli kemi marrë një telefonatë që ka rrjedhje gazi dhe rrezikohet familja Kullolli dhe i gjithë pallati pasi ata jetonin në katin e 7-të.

Godina është 70 metra larg vendit ku kryeministri po zhvillonte takimin.

Gjatë rrugës, zjarrëfiksja ka zgjedhur rrugën më të shkurtër të mundshme.

Ata kanë marrë rrugën e zakonshme nga lagjia Rus në drejtim të qyteti, ku gjatë rrugës kanë kaluar me dhjetra punonjës policie dhe i kanë ndihmuar zjarrëikësit.

Në momentin që kanë kaluar në rrethrrotullim kanë qenë duke shkuar në aksion, për të shpëtuar jetë njerëzish dhe gjithmonë shkohet me sinjale, drita dhe sirena të ndezuara.

 Jo vetëm ne por edhe Policia ka këtë procedurë, por edhe shëndetësia ka këtë procedurë.

Në këtë moment na kanë ndjekur mbrapa shërbimet e policisë dhe nuk kanë qenë shërbimet e gardës së kryeministrit, por të drejtorisë së Policisë Shkodër e cila ka ndjekur të gjithë veprimtarinë e zjarrfiksvëe Shkodër duke u ngjitur deri në katin e shtatë.

Ku bashkë me ne kanë qenë edhe disa oficerë bashkë me zjarrfikësit.

Fatmirësisht banorët e kanë kaluar vetë rrezikun.

Këtu fillon edhe çudia.

Kur kemi shkuar në repart policët na kanë thënë që do vini me ne në komisariat se ne kështu na ka ardhur urdhri.

Në këtë moment vjen urdhri që duhet të shkojmë në komisariat për të dhënë një deklaratë për shtyp.

Gjatë rrugës na vunë një punonjës sikur po shoqëronin një keqbërës.

Çudi ishte se në komisariat na çuan në dhomat e paraburgimit dhe u hoqën edhe celularët.

Ne mbulojmë dy bashki, dhe për dy orë këto bashki për fat të mirë nuk kishin zjarre.

U shoqëruan përgjegjësi i turnit që ka 25 vite pune dhe 4 punonjës.

Ata janë trajtuar si kriminelë në komisariat. I kanë zhvesh nga të gjitha pajisjet’, tha Bushati