Rrëfehet, Neymar: Ja çfarë më shtyu të largohesh nga Barcelona

Neymar ka rrëfyer arsyen përse u detyrua të largohet nga Barcelona.

Gjatë një interviste për mediat italiane, Neymar tha se e kishte të vështirë për të marrë këtë vendim.

“U largova nga Barcelona sepse doja një sfidë të re, një sfidë që do të fitoja dhe provoja gjëra të reja”, tha fillimisht Neymar.

“Barcelona është një klub se gjithmonë më ka pëlqyer, ndërsa edhe sot e dua atë klub. Ishte shumë e vështirë për mua të marrë një vendim përfundimtar, u mërzita aq shumë sa që ishte e pabesueshme. Vetëm një javë para transferimit vendosa të shkoj te PSG”, përfundoi braziliani.