Treshja sulmuese e Liverpoolit shënon më shumë se 14 skuadra në Premier League!

Liverpool është duke zhvilluar një sezon fantastik.

Të premten në mbrëmje Liverpool fitoi lehtësisht 5-0 ndaj Huddersfield, me 5 gola afrikanë (Keita, Mane e Salah), ndërkohë që mungonte për një dëmtim të lehtë braziliani Roberto Firmino.

Treshja sulmuese e Liverpool, Sadio Mane, Mohamed Salah e Roberto Firmino, kanë shënuar së bashku më shumë se 14 skuadra të Premier League këtë sezon!

Salah e Mane shënuan nga dy gola të premten, duke bërë që në total tre sulmuesit të mbërrijë në kuotën e 52 golave në kampionat në sezonin aktual.

Kjo shifër nuk është arritur ende nga 14 klube në Premier League, me emra si Wolverhampton, Newcastle, Crystal Palace, Everton, Leicester e Watford mes tyre.