VIDEO/ Kur Oriola Marashi ‘shoqërohet’ nga Fatmira Berçani në Zvicër

Kohë më parë modelja Oriola Marashi me anë të postimeve në rrjetin social Instagram lajmëroi  se për të ka filluar sezoni i punës, duke shpërndarë me ne sete të ndryshme fotografike.

E së fundmi modelja ka treguar se ajo ndodhet në Zvicër nga ku ka ndarë pamje të bukura të natyrës së  Zvicërës nga ballkoni i hotelit të saj.

Por jo vetëm kaq shoferi i ka bërë dhe një  suprizë modeles.

Në makinë janë vendosur muzikë popullore shqiptare dhe Oriola me krenari ka shkruar:

“Kur shoferi di edhe këngët shqiptare”. 

Në sfond dëgjohen që këngët janë të Fatmira Breçanit, e cila duhet thënë se është një nga zërat më të mëdhenj të potpurit shqiptar.