FOTO/ Rama ikën si frikacak, me qindra qytetarë i bllokojnë rrugën në Bradashesh

 

Protestës në Bradashesh kundër Edi Ramës i janë bashkuar krahas shumë qytetarëve edhe ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Siç shikohet edhe nga fotot e publikuara nga ish-deputeti Edmond Spaho, pjesëmarrja në këtë protestë e qytetarëve ka qenë masive.

Ata i kanë bërë një pritje si duhet kryeministrit Rama, i cili ka mundur të kalojë vetëm falë forca të shumta të policisë të cilat këtë herë kishin marrë me vete të gjithë arsenalin e pajisjeve dhe mjeteve luftarake për tu hapur rrugë kryeministrit që kudo ku shkon pritet me protesta.