FOTO/ Në vigjilje të Pashkëve Ortodokse, Meta uron një fundjavë të mbarë

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Berat, në një vizitë në qytetet e këtij qarku.

Presidenti Meta ka uruar nga qyteti i një mbi një dritareve edhe Pashkët për të gjithë besimtarët ortodoksë.

‘Të dashur miq, ju uroj një fundjavë të mbarë nga Berati i mrekullueshëm i një mbi një dritareve, në vigjilje të kremtimit të festës së Pashkëve Ortodokse!’, shkruan presidenti Ilir Meta në faqen e tij në Facebook.

Kujtojmë se një ditë më parë presidenti Ilir Meta ishte në Çorovodë ku inauguroi një konvikt të shkollës së mesme.