FOTO/ Luftë për drogën shqiptare, vritet në atentat bosi mafioz

Një luftë e nisur prej disa vitesh mes klaneve mafioze në Fogia ka sjellë dje vrasjen në atentat të një prej bosëve të mafias.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mbrëmjen e djeshme është vrarë në një atentat Girolamo Perna, 28 vjeç bosi i viestanos.

Gjithçka ka të bëjë me kontrollin e territoreve dhe sidomos të drogës që transportohet nga Shqipëria në këtë rajon.

Mediat shkruajnë se një luftë mes klaneve Perna dhe Raduano ka ndodhur edhe në fillim të vitit 2018, ku viktimat ishin nga klani rival i bosit që u vra mbrëmjen e djeshme.

Kontrolli i drogës shqiptare ka sjellë viktima të shumta mes këtyre dy klaneve që nga viti 2015.

Në janar të vitit 2015 është ekzekutuar bosi historik i kësaj zone, Angelo ‘cintaridd’ Notarangelo. Në shtator 2016 do të vritej Giampiero Vescera, 27 vjeç.

Më pas radhën do e kishte 33-vjeçari i vrarë në janar 2017, i qëlluar pranë shtëpisë së tij.

46-vjeçari Onofrio Notarangelo, vëllai i bosit ‘cintaridd’ do të vritej po në janar 2017. Gjatë këtij viti do të ndodhte edhe vrasja e 31-vjeçarit Omar Trotta.

Policia italiane thotë se kjo është një luftë mes klaneve për territorin dhe kontrollin e drogës shqiptare.