Çdo ditë në korridoret e KQZ, Kujtim Gjuzi gati të bëhet deputet

Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore, kryefjalë e lajmeve dhe memeve pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet, më në fund ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit, veprim që i hap rrugën marrjes së mandatit të deputetit.

Pak ditë më parë, kryetari i Partisë Konservatore pati një debat më Sekretarin e Përgjithshëm të KQZ-së, Ylli Merkaj, pasi ai kërkonte shpejtimin e procedurave që të merrte mandatin.

“ Unë e shoh çdo ditë zotërinë (Kujtim Gjuzin) nëpër korridoret e KQZ-së. Tani kemi dhe punë të tjera, s’mund ta presim çdo sekondë dhe t’i japim…”, do të shprehej zyrtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Më herët, Gjuzi ishte shprehur se mosmarrja e mandatit të deputetit po e çonte drejt divorcit me bashkëshorten.