", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Noizy krenar me suksesin e ri të Blerim Destanit

Blerim Destani përmes rrjeteve sociale dje konfirmoi rolin në një projekt filmik.

Bëhet fjalë për filmin “The Poison Rose”, i cili publikohet më 24 maj me producent Jeff Elliot dhe Andrea Iervolino.

Në këtë projekt filmik do të luajnë edhe dy aktorët me famë botërore Morgan Freeman dhe John Travolta.

“Ishte kënaqësi të jem pjesë e një projekti kaq të bukur! Kënaqësi të punoj me ekipin dhe falënderime të veçanta për Morgan Freeman, John Travolta, Kat Graham, FAmke Janseen, Peter Stormare, Brendan Fraser dhe George Gallo”, ka shkruar Destani në videon e trajlerit të këtij filmi.

Suksesi i ri i Blerimit i ka gëzuar gjithë shqiptarët, të cilët janë shprehur krenarë për këtë arritje të aktorit shqiptar, e një prej tyre është edhe reperi Noizy.

“Vëlla, fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa krenar jam që të shoh pranë yjeve më të mëdhenj të Hollywood-it. Mezi pres ta shoh filmin”, ka shkruar ai.

View this post on Instagram

@blerimdestani Bro words cant describe how proud I am seeing you next to the biggest stars in Hollywood ?? can’t wait to see this movie ????

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on