Dënohet Neymar, i prish punë PSG-së për sezonin e ardhshëm

Neymar, ylli brazilian i PSG-së, është skualifikuar për tri ndeshje në Ligën e Kampionëve, për fjalët fyese që ka thënë kundër arbitrave, pas eliminimit të dhimbshëm të ekipit të tij në ndeshjen ndaj Manchester United.

Kështu, Neymar nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës së tij, në tri ndeshjet e para në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, në sezonin ardhshëm.

“Është turp. Katër njerëz që nuk dinë asgjë për këtë sport janë përgjegjës për VAR-i. Nuk ishte penallti. Si mund të jetë një prekje me dorë kur topi godet shpinën e tij. Shkoni q….!”, kanë qenë fjalët e Neymar pas skualifikimit nga United.