Arrestohet 'Daja', kush është kosovari, personi i gjashtë i ndaluar i grabitjes së Rinasit

Është arrestuar në momentet e fundit personi i gjashtë i dyshuar për grabitjen në Rinas ndodhur më 9 prill.

Ai është një 50 vjeçar me pseudonimin “Daja' i cili jeton në Kosovë

Arrestimi i tij është bërë para pak pak minutash pranë Shkëmbit të Kavajës

Policia nuk jep ende informacion se cili është emri i vërtetë i personit të arrestuar.

Ndërkohë që në kërkim është edhe një person me pseudonimin 'Tani'

Njoftimi i Policisë

Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, informojmë se është kapur dhe ndalur shtetasi R.H., 50 vjeç, lindur e banues në Pejë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë, për veprën penale te “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", "Mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, "Vrasje e punonjësve të policisë, e kryer ne bashkëpunim e mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 140 e 25 dhe 333/a,” 279, 79 b dhe 278 C, të Kodit Penal.