Përfundon mbledhja e Bashës me krerët e PD-së/ Bllokim rrugësh çdo të enjte

Sapo ka përfunduar mbledhja e kreut të opozitës Lulzim Basha me krerët e degëve të PD-së në rrethe.

Mbledhja në selinë blu vjen një ditë pas nisjes së mosbindjes civile, e cila për një orë bllokoi 5 akset kryesore në vend.

Mësohet se çdo të enjte, që përkon me seancat eKuvnedit do të ketë bllokime rrugësh, ashtu siç ndodhi një ditë më parë.

Këtë mesazh, Basha iu ka kërkuar të vetëve ka përcjellin në çdo shtëpi shqiptari, me qëllim që pjesëmarrja në protestë të jetë sa më e madhe.

Në takimin e zhvilluar në selinë blu, Basha kërkoi nga ish deputetët angazhim maksimal dhe masivitet të qytetarëve në protesta, sidomos atë të 11 Majit.