‘Drejtësi për Ardit Gjoklajn’, të rinjtë shtrojnë posterin madhështor në sheshin ‘Skënderbej’

Një grup të rinj kanë dalë sot në sheshin “Skënderbej” dhe kanë bërë një protest simbolike teksa kërkojnë drejtësi për Ardit Gjoklajn.

Në videon e publikuar nga Aulon Kalaja, të rinjtë shihen teksa e shtrojnë të gjithë posterin në mes të sheshit dhe më pas e rrethojnë atë.

Në foto shihet fytyra e adoleshentit që mbeti i vdekur në ngjarjen e 7 gushtit 2016, në landfillin e Sharrës.

“Drejtësi për Ardit Gjoklajn”, shkruhet në poster. Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllain. Ai humbi jetën nga përplasja me fadromën, ndërkohë që ai punonte nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën.

Shoqëria civile dhe opozita bëjnë fajtor për këtë ngjarje të rëndë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi ishte Veliaj që inaguroi disa muaj para se të ndodhte ngjarja këtë landfill dhe garantoi se puna do të kryhej sipas të gjitha standarteve.