Ish-trajneri i Argjentinës rrëfim të pazakontë: Tifozët po shkatërrojnë Messin

Ish-trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli thyhen heshtjen duke bërë një rrëfim për Lionel messin dhe eksperiencën e tij në Botërorin “Rusi 2018”.

Ish-trajneri i Argjentinës thotë se tifozët argjentinas nuk e shijojnë lojtarin më të mirë në botë ashtu si tifozët e Barcelonës dhe në këtë mënyrë duan ta shkatërrojnë 5 herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Kam pasur fatin të drejtoj lojtarin më të mirë në botë dhe ndoshta më të mirin e historisë”, tha Samapoli.

“Ai ka thyer të gjithë rekordet, por në vendin e tij kritikohet në mënyrë sistematike”, vijoi ai rrëfimin.

“Argjentinasit e kanë të vështirë të shijojnë lojën e Messit dhe të kënaqen me të, sepse ata dinë vetëm të shkatërrojnë. Njerëzit atje nuk dinë të shijojnë, por vetëm të shkatërrojnë. Messi e vuan shumë këtë fakt. Unë e njoh dhe e di mirë. Është i jashtëzakonshëm”, përfundoi Sampaoli.