Ja se si protestuesit i vendosën flakën projektit të 'Unazës së Re' te rrethrrotullimi i Shqiponjës

Një nga episodet që shoqëroi sot protestën e opozitës në rrethrrotullimin e Shqiponjës ishte edhe djegia në mënyrë simbolike e projektit të Unazës së Re, që ishte vendosur në sheshin kryesor.

Tabela e projektit u vendos aty katër muaj më parë, kur u hoq memoriali i “Shqiponjës” që krijoi shumë debate, ndërkohë që projekti ka mbetur gërmadhë që nga ajo kohë.