", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

DJ i famshëm ‘fans’ i Shqipërisë, bën shqiponjën me dy duar në festivalin e madh botëror

Së fundmi, e gjithë bota po flet për talentin dhe suksesin e artistëve shqiptarë. Vetëm një ditë më parë, Gashi publikoi videoklipin e këngës ‘My Year’ në bashkëpunim me G-eazy, ku teksa reperi fliste për vendin e tij, shfaqej flamuri shqiptar.

Por mesa duket, i gjithë rrethi shoqëror i Gashit tashmë janë bërë ‘fansa’ të Shqipërisë dhe artistëve të vendit tonë.  Në një video të postuar nga reperi në ‘Instagram’, Gashi shfaqet pranë Dj Snake në festivalin e ‘Coachella’, teksa ky i fundit bën me duar simbolin e vendit tonë, shqiponjën.

“Kështu do e fillojmë javën”, thotë Gashi, teksa në sfond dëgjohet kënga hit ‘Creep On Me’, të cilin reperi shqiptar e ka sjellë në bashkëpunim me Dj në fjalë dhe French Montana. Kujtojmë se Dj Snake është një nga Dj më të pëlqyer të momentit dhe ka sjellë hite të njëpasnjëshme apo bashkëpunime të suksesshme me emra të njohur si: Selena Gomez, Cardi B, Justin Bieber, Ozuna, etj.

View this post on Instagram

???????? Coachella 2019 ????????

A post shared by GASHi (@gashi) on