FOTO/ Truproja i Michael Jackson flet pas akuzave për pedofili drejtuar yllit të pop-it
Truproja britanik që mbrojti Michael Jackson për një dekadë, zotohet ta zbulojë të vërtetën, pasi mbron yllin e popit nga akuzat për abuzime seksuale.
Ish-truproja i yllit të pop-it, Matt Fiddes, thotë se di të vërtetën për yllin e pop-it, të cilin e ka mbrojtur për 10 vite radhazi, shkruan DailyMail.
Fiddes nga Swindon, po planifikon që të bashkohet me Bill Whitfield, i cili jetoi bashkë me Jackson në vitet e fundit të jetës së tij dhe ta zbulojnë të vërtetën rreth akuzave.
Ish-truproja i Jackson thotë, se këngëtari donte, që jeta e tij gjithmonë të mbetej mister.
Dokumentari “Leaving Neverland” shfaq akuza në drejtim të pop-yllit, ndërsa familja e tij ka mohuar këto pretendime dhe ka denoncuar dokumentarin, duke e krahasuar atë me ‘linçim publik’.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Fiddes tha se “Faktet nuk gënjejnë, njerëzit po”.
Truproja tha se do ta mbrojë Michael Jackson, i cili ishte gjithmonë i mirë me familjen dhe stafin e tij.
“Ai donte që jeta e tij të ishte një mister. Ai e kuptoi vlerën e mediave. Fatkeqësisht, kjo e ka dëmtuar dhe në vdekje”.
Fiddes dhe truproja tjetër i Michael Jackson u zotuan se do ta zbulojnë të vërtetën për këngëtarin.