", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Johnny Depp drejt martesës me balerinën ruse, ja kush eshte ajo

Vajza që i ka vjedhur zemrën Johnny Depp është një balerinë, dhe sipas revistës “People” aktori do të martohet sa më shpejt me të.

Rusja, Polina Glen mendohet se u takua me Depp vitin e kaluar në një festë në Los Angeles, ndërsa u fotografuan duke shkëmbyer puthje pasionante në fillim të këtij viti në një hotel në Beograd.

Ata gjithashtu u fotografuan duke ecur së bashku në maj të 2018-s, ndërsa ai ishte në turne në Moskë me grupin e tij, “The Vampires Hollywood”.

Polina, e cila është me origjinë nga Shën Petersburgu, është një balerinë e stërvitur dhe koreografe. Ajo ka jetuar me aktorin multimilioner në rezidencën e tij në Sunset Boulevard.

“Ata ishin në festë. Polina thjesht po rrinte dhe nuk e dinte se kush ishte derisa ai shkoi dhe u prezantua. Depp ka kaluar probleme gjyqësore me ish-bashkëshorten e tij dhe më pas vjen kjo kërcimtarja ruse, e cila nuk do asgjë dhe madje as nuk e njihte. Vajzat ruse nuk e njihnin atë. Ato as nuk i njohin fare aktorët dhe njerëzit duken gjithmonë ndryshe kur i takon live. Kur zbuloi se kush ishte ai, ajo u gëzua shumë”, thotë një burim për revistën.

Aktori 55-vjeçar nuk ka pasur asnjë lidhje publike që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Amber Heard, në vitin2016, ndarje që siç ka deklaruar e ka bërë të vuajë dhe e ka bërë mosbesues ndaj grave.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Bang Bang???????? Really love the vibe from this hot ???? class, so decided to leave it here for now???? #StreetJazz Thank you for class !!Choreographer @tevyncole

A post shared by POLINA GLEN (@polinaglen) on