Prefekti nis operacionin ‘fshesa’, shkarkohet drejtori i postës

Pushimet nga puna kanë vijuar në të gjithë vendin.

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili foli për pushimin nga puna të 600 punonjës të administratës, prefekti i Shkodrës Valdrin Pjetri ka zhvendosur ‘operacionin fshesa’ në këtë qytet.

Pjetri shkarkoi drejtorin e Postës shqiptare dhe emëroi në këtë detyrë kryetarin e Partisë socialiste në Shkodër, Edmond Eminin. Më parë këtë post e ka mbajtur Paulin Ndoja, i cili është shkarkuar.

Prefekti Pjetri paralajmëroi furtunë në drejtoritë e Shkodrës duke i konsideruar shumë prej tyre në gjumë.