Vasili: Rilindja produkt i shit-blerjes së votës, fati i tyre prapa hekurave

Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se Rilindja është produkti i shit-blerjes së votës. Nga selia, Vasili tha se të gjithë ata që janë përfshirë në dosjen 339, apo në abuzime të tjera do të shkojnë në burg.

Ky është një parlament dhe rilindja që e ka zaptuar është produkti më i shëmtuar i shit-blerjes së votës në vend. Këtë e thotë raporti i OSBE ODIHR i cili nënvizon qartë se vetëm, LSI dhe PD denoncuan shit-blerjen votës. Të njëjtën gjë pohon raporti DASH, i cili i vë damkën zgjedhjeve që u karakterizuan nga shit-blerja e votës.

Burgu pret vetëm ata, qoftë dosja 339, qoftë audio përgjimet, qoftë Unaza e Madhe, qoftë bregu i lumit, qoftë koncesionet janë dëshmi të pakundërshtueshme që i kanë përcaktuar një fat kësaj qeverisje, fundi i tyre është vetëm një, prapa hekurave, tha drejtuesi i lartë i LSI.