Ambasada amerikane fton studentët shqiptarë në Programin Veror të Punësimit

Ambasada amerikane në Tiranë është e gatshme të japë sqarime sot në Facebook, lidhur me Programin Veror të Punësimit dhe Udhëtimit.

Ky program, sipas ambasadës, është një mundësi e shkëlqyer për studentët e universiteteve për të mësuar rreth kulturës amerikane duke jetuar në Shtetet e Bashkuara, duke punuar me kohë të pjesshme dhe duke udhëtuar përreth Shteteve të Bashkuara për tre muaj. Sigurisht, kur programi mbaron, ju duhet të ktheheni në Shqipëri që të përfundoni universitetin!