Masakruan të riun me thikë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar, pasi akuzohen për plagosjen e një 20-vjeçari në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në pedonalen e qytetit. Sipas policisë "shtetasit A.Z., 25 vjeç dhe M.A., 26 vjeç kanë goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin V.Xh."

I plagosuri u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.