Qendra Shëndetësore si kotec pulash/ Ironia: Një sukses spektakolar...

Ditën e djeshme, Bashkia e Gramshit nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook, ka njoftuar banorët e fshatit Silarë se po përfundojnë punimet për ndërtimin e ambulancës së re në këtë fshat.

Fotot në fjalë po bëjnë xhiron e rrjetit duke u kthyer në një objekt humori, ndërsa nuk mungon as reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit, duke përdorur ironinë, shkruan: “Një sukses “spektakolar” i narkoshtetit: Ndërtimi i një qëndre shëndetësore më e vogla e planetit! Bravo! Për çmimin mos pyesni e kemi sekret!!”.