Shkelën rregullat e Schengen-it/ Riatdhesohen 36 shqiptarë

Të tjerë shtetas shqiptarë janë kthyer nga vendet e Bashkimit Europian pasi kanë shkelur kushtet e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

Sipas njoftimit të policisë së shtetit, sot në aeroportin “Nënë Tereza” janë riatdhesuar 36 shtetas shqiptarë me akuzën se kanë shkelur rregullat e lëvizjes në zonën Schengen duke qëndruar mbi 90 ditë, sa është edhe afati maksimal.

Ata u deportuan nga Franca, Holanda dhe Belgjika.

Që nga 1 janari deri sot janë riatdhesuar mbi 2800 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së.