FOTO/ United-City, formacionet zyrtare. Derbi i Manchesterit vendos titullin në Angli

Manchester United dhe Manchester City do të përballen sonte në “Old Trafford” në atë që mund të jetë derbi më i rëndësishëm në vitet e fundit, teksa kjo sfidë mund të jetë përcaktuese për titullin kampion në Angli.

Skuadrës së Guardiolës i duhet fitorja, për të marrë kreun e renditjes, ndërsa çdo rezultat tjetër favorizon Liverpoolin.

Derbi i qytetit të Manchesterit do të luhet në orën 21:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.