Padia e Rea Xhillarit/ Reagon Vasili: Ky shkollëpakuci i ministrisë së jashtme...

Pas lajmit të publikuar në disa portale në vend se, Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës është partnerja e ministrit të jashtëm në detyrë Gent Cakaj, vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama ka zgjedhur të padisë në gjykatë 7 portlaet dhe gazetarin Artur Zheji.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili përmes një postimi në Facebook shprehet se, mania e padive është bërë si incontenca urinare.

“Ua ua po këta te KM ju është bërë mania e padive si incontenca urinare,ngaqë nuk e ndjejnë e bëjnë vend e vend me një fjalë.

Kur ky shkollëpakuci i ministrisë së jashtme i prish imazhin familjes së KM i bie që imazhin e Shqipërisë e bën copë fare”, shkruan Vasili.