Interi pëson ndryshime për përballjen me Juventusin

Dy lajme shumë të mira për derbin kundër Juventusit ka marrë ditën e sotme trajneri i Interit, Lucciano Spalletti.

Siç raporton “SportMediaset”, janë rikthyer të stërviten me grupin Brozovic dhe Vecino.

Të dy mesfushorët do të jenë gati të luajnë që nga minuta e parë me Juventusin, i cili tashmë nuk ka asnjë motiv.

Nga ana tjetër duket se Spalletti e ka zgjedhur modulin, që do të rreshtojë skuadrën.

4-2-3-1 do të jetë skema e Interit, siç janë të gjitha gjasat. Në majën e sulmit do të jetë Lautaro Martinez dhe jo Icardi, i cili do ta nisë sfidën nga stoli.

Tashmë presim ditët në vijim të shohim se si Interi do të luajë ndaj kampionëve të Italisë.