Zgjedhjet farsë/ Partia Bashkimi Demokrat i kërkon KQZ-së çrregjistrimin nga proçesi zgjedhor

Partia Bashkimi Demokrat është tërhequr nga zgjedhjet lokale të planifikuara për t’u mbajtur me 30 qershor.

Kërkesa drejtuar KQZ-së është bërë nga kreu i kësaj partie Ylber Valteri.

Ai ka deklaruar se zgjedhjet duhen mbajtur vetëm me opozitën dhe në rast të kundërt ato janë farsë.

Valteri i ka kërkuar KQZ që të përfshijë në rendin e ditës çrregjistrimin e partisë së tij nga pjesëmarrja në zgjedhje.