Çifti shqiptar kapet me 2 milion euro drogë, ja si u zbulua nga qentë në kufirin zviceran

Një shqiptar 33 vjeç, dhe një 22 vjeçare po shqiptare janë arrestuar sot nga Policia italiane në pikën doganore “San Pietro di Stabio” që lidh Italinë me Zvicrën.

Shqiptarët u kapën ndërsa po tentonin të kalonin një sasi të madhe droge të llojit kokainë, e cila u sekuestrua në Ticino.

Sipas mediave italiane, sasia e drogës u sekuestrua rreth orës 5.00 të mëngjesit e fshehur në një makinë me targa gjermane,

Zbulimi u bë pas një kontrolli të plotë të makinës

Droga ishte e ndarë në 17 pako me një peshë totale mbi 19 kg, dhe u zbulua nga qentë e drogës.

Lënda narkotike ishte fshehur në fundin e dyfishtë në pjesën e përparme të makinës/

Sasia e drogës mendohet se kap vlerën e 2 milion eurove.