Emri/ Në kërkim ish-efektivja e Policisë, i vuri zjarrin fugonit që u përdor në grabitjen e Rinasit
Policia ka zbuluar të tjera zhvillime lidhur mbi grabitjen e Rinasit.
Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim ditën e sotme, shtetasen Edlira Bici, ish efektive e policisë.
Sipas Policisë, Bici ish-efektive në komisariatin e Kombinatit është ajo që i ka vënë zjarrin furgonit të dytë që u dogj në Kamëz.