Ajax kërkon të transferojë sulmuesin e Realit, ja surpriza e merkatos!

Talenti i Real Madridit që po luan si i huazuar në Holandë, Martin Odegaard pritet të largohet përfundimisht nga skuadra spanjolle.

Sulmuesi 20-vjeçar është në bisedime me gjysmëfinalisten e Ligës së Kampionëve, skuadrën e Ajax e cila për të blerë kartonin e norvegjezit duhet t’i paguajë Realit jo më pak se 20 milionë euro.

Marc Overmars është në bisedime me Realin pasi është impresionuar nga paraqitja e jashtëzakonshme e Odegaard.

Odegaard këtë sezon po luan në formë huazimi me Vitesse.