FOTO-VIDEO/ Mappa Mundi, misteri i hartës 700 vjeçare

Mappa Mundi është një hartë e botës mesjetare njohur si (mappa mundi në latinisht), një formë që rrjedh nga modeli T dhe O, që daton nga shekulli i 13-të.  Ajo shfaqet në katedralen Hereford në Hereford, Angli. Është harta më e madhe mesjetare e njohur deri më sot.

Mappa Mundi qëndroi e varur në mur për shumë vite në katedrale.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, për arsye sigurie, Mappa Mundi dhe dorëshkrime të tjera të vlefshme nga Biblioteka e Katedraleve Hereford u mbajtën diku tjetër dhe u kthyen në koleksion në vitin 1946.

Në vitin 1988, një krizë financiare në Dioqezën e Herefordit mendoi për shitjen e kësaj harte për t’i shpëtuar falimentit.

Pas shumë polemikave, donacione të mëdha nga Fondi për Përkujtim të Trashëgimisë Kombëtare, Paul Getty dhe anëtarët e publikut mbajtën hartën në Hereford dhe lejuan ndërtimin e një biblioteke të re për të vendosur atë.

Harta është nënshkruar nga "Riçard i Haldinghamit dhe Lafford", i njohur edhe si Richard de Bello.

Besohet se harta është bërë në Lincoln.

Sidoqoftë, studimet më të fundit, duke përfshirë origjinën e drurit të përdorur për kornizën që korrespondon me një vrimë të busullës në hartë, sugjeron se kjo mund të jetë krijuar në fakt afër Herefordit.

Pra informacione të sakta rreth kësaj harte unike ende nuk ka por supozimet nga më të ndryshmet nuk mungojnë të bëra nga persona kopetentë të cilët merren pikërisht me këto lloj studimesh.

Një studiuese mendon se kjo hartë është më tepër si një vepër arti sepse në të ka një numër të madh personash dhe rrugësh të cilat ende nuk kanë marrë një shpjegim nga studiuesit duke qenë se ka boshllëqe në histori.

Disa studiues mendojnë se mund të ketë edhe imazhe jashtëtokësore në të por ama e sigurt deri më sot është lidhja e hartës me kristianizmin. 

Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net