FOTO/ Greta Koçi zbulon tre kriteret që duhet ti ketë mashkulli i saj i jetës

 Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka zhvilluar së fundmi në profilin e saj në Instagram një quiz për ndjekësit, me opsionin më të ri në Instastory.

Për çdo përgjigje të saktë, alternativa ngjyroset në ngjyrë jeshile dhe në ngjyrë të kuqe nëse ke zgjedhur alternativën e gabuar.

Në quizin me pyetje, Greta ka treguar edhe cilësitë që mashkulli i jetës së saj duhet të ketë.

"I zoti, i bukur dhe i kulturuar."- është alternativa e saktë e Gretës, e cila zbulon kriteret që ajo kërkon tek mashkulli që do të ketë në krahë.