Aksioni i opozitës, nesër bllokohen akset kryesore
Protesta e nesërme e opozitës do të ketë një strategji tjetër. Ndërkohë që mazhoranca do të zhvillojë seancën plenare, opozita jashtë Kuvendit do të bllokojë disa akse kryesore të vendit.
1- Elbasan (Rreth rrotullimit Bradashesh).
2- Durrës (Autostrada Plepa – Kavajë, përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë).
3- Milot (Karburanti në Autostradë).
4- Fier (Rreth rrotullimi i Sheqit).
5- Tiranë (Rreth rrotullimi Shqiponjës).
Burime bëjnë me dije se degët lokale janë organizuar dhe për një orë ditën e nesërme nga ora 18 deri në 19 do të ketë bllokim të rrugëve.
Ditën e djeshme koalicioni opozitar i përbërë nga 8 parti firmosi marrëveshjen me 10 pika për të mos marrë pjesë në zgjedhjet derisa të garantohet liria e tyre.