FOTO/ Britney Spears tregon më në fund si qëndron e vërteta e problemit të saj me shëndetin mendor

Pak kohë më parë u bë e ditur se këngëtarja e famshme Britney Spears është shtruar në një qendër rehabilitimi për shëndetin mendor.

Problemet e Spears nisën pasi babai i saj u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, nga e cila shëndeti i tij nisi të përkeqësohej ndjeshëm.

Burime pranë këngëtares  kanë konfirmuar se Britney është e përqendruar vetëm tek shëndeti i saj mendor dhe ka vendosur të përmirësohet me çdo kusht, edhe nëse kjo do të thotë që të largohet përfundimisht nga muzika.

 Të dielën e Pashkëve, 21 prill, Britney u fotografua për herë të parë pas trajtimeve pranë të dashurit Sam Asghari duke dalë nga një hotel në Beverli Hills.

Por më në fund këngëtarja ka thyer heshtjen dhe ka treguar se si qëndron e vërteta.

Ajo ka hyrë në Instagram pas daljes së saj nga qendra e rehabilitimit dhe ka sqaruar të gjithë fansat e saj.

Këngëtarja u bëri thirrje fansave të saj të mos u besojnë lajmeve që shkruhen për të.

'Familja ime ka kaluar shumë stres dhe ankth kohët e fundit, kështu që unë kam nevojë për kohë për ta përballuar. Por mos u shqetësoni se do të kthehem shumë shpejt. Doja t’ju përshëndesja sepse gjërat që po thuhen kanë dalë jashtë kontrollit! Ka thashetheme, kërcënime me vdekje për familjen time dhe ekipin tim, dhe shumë gjëra të çmendura janë thënë” është shprehur këngëtarja që rrëmbeu zemrat e të gjithëve me hitet e saja.