Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden zyrtarizon kandidaturën

Joe Biden do të njoftojë kandidaturën e tij presidenciale të enjten përmes një video në internet, burime të CNN-së, konfirmojnë duke iu përgjigjur më në fund njërës prej pyetjeve të mbetura pezull gjatë garës Demokratike të vitit 2020.

Ekipi i ish-zëvendës presidentit ka hedhur bazat e fushatës për muaj me radhë, me vendimin e Biden. Por tani që ai u ka dhënë dritën jeshile këshilltarëve të tij, Biden po përballet me një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij gjysmë shekullore në politikë.

Ai është planifikuar të mbajë hapjen e tij të parë të fushatës në Pitsburg, të hënën, ka thënë një burim dhe ka në plan të godasë rrugën për në shtetet e parakohshme të votimit të Ioëa, Karolinës së Jugut dhe Neë Hampshire në ditët e ardhshme.

Komiteti i tij i veprimit politik, Mundësitë Amerikane, i dërgoi një e-mail mbështetësve të martën për t’u bërë thirrje atyre të regjistroheshin për marrjen e njofrtimeve të fushatës. “Ka pasur shumë zhurmë për atë që Joe Biden ka në plan të bëjë. Si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Joe-së, ne duam që ju të jeni të parët që dini!”, shkruehej në mesazh.

Por gjithçka është ndryshe këtë herë, pasi ai drejtonte si ish-zëvendës president në qeverisjen e Barak Obamës. Biden, 76 vjeç, do të ishte kandidati i dytë më i vjetër në garë, me rekordin më të gjatë të shërbimit publik. Vetëm Bernie Sanders, 77 vjeç, është më e vjetër.