Aksident, humb jetën një shofer 50-vjeçar në Bypass-in e Tepelenës

Një shofer 50 vjeçar nga Memaliaj ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bypassin e Tepelenës, afër segmentit ku po kryhen punime,

Viktima quhet Ylli Ruçi dhe drejtonte një makinë Benz.

Aksidenti ndodhi në orën 6:20. kur makina e burrit nga Memaliaj doli nga rruga me shumë gjasa, si pasojë e shpejtësisë. Po aty ai ndërroi jetë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht cila qe arsyeja e këtij aksidenti.