Manchester United-Manchester City, ja ndeshjet që do luhen sot

Sonte Premier League rezervon dy super takime, ku do përballen Manchester United-Manchester City dhe Wolves-Arsenal.

Derbi i Manchesterit është bërë kryefjala e këtyre ditëve në futbollin botëror. Manchester United me humbjen ndaj Everton i ka vështirësuar punën jashtzakonisht shumë për futjen në Champions. Një fitore e ‘Djajve të Kuq’ do ndalte Manchester Cityn dhe do i jepte mundësine Liverpool të qëndronte në krye të tabelës së rënditjes.

Nga ana tjetër Manchester City pas eleminimit nga Champions League kërkon që të fitojë kampionatin dhe që prej fillimit është në një garë të fortë më Liverpool. Një hap flas do bëntë që Liverpool ta ‘prekte’ titullin kampion. Guardiola ka kërkuar nga të tijtë një ndeshje të jashtzakonishme dhe dhëniën e maskimumit.

Edhe Arsenal ka një transfertë të vështirë ndaj Wolves pasi kërkon fitoren për të vazhduar luftën për një vend në Champions.