VIDEO/ Punonjësi i sigurisë goditet me thikë, ja pamjet e rënda

Një person ka qëlluar me thikë një punonjës sigurie në stacionin qëndror të metrosë në Sidney të Australisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së premtes, rreth orës 6.45 me orën lokale, ndërsa i plagosuri është shtetasi Hayden Edwards, 30 vjeç.

Pamjet tregojnë sulmuesin me një thikë 30 cm të gjatë.

Ai pa përhapur panic si fillim shkon dhe qëllon pas shpine punonjësin. Pasi ai rrëzohet në tokë qytetarët që ndodheshin aty janë alarmuar duke filluar të bërtasin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ishin kolegët e tij ata që e transportuan me urgjencë për në spital Hayden Edwards, ndërsa forcat e rendit arrestuan pak më vonë sulmuesin, i cili tentoi të largohej me tren nga vendi i ngjarjes.

Edwards pësoi një plagë të gjatë gjashtë centimetër dhe u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje, duke dalë nga spitali të shtunën në mbrëmje.