VIDEO/ Eriksen nderon Tottenhamin me këtë supergol

Një supergol dy minuta përpara fundit i Christian Eriksen riktheu te fitorja në Premier League Tottenhamin, që mposhti 1-0 në shtëpi Brighton Albion, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në Champions League sezonin e ardhshëm.

Tashmë Tottenhami ka 3 pikë më shumë se Chelsea i vendit të 4-t, 3 javë përpara fundit.

Stadiumi i ri vazhdon ti sjellë fat skuadrës së Pochettinos, që regjistroi fitoren e 4-t në po kaq takime në impiantin e ri, duke thyer edhe Brighton që lufton me Cardiff City-n për mbijetesën në Premier League.

Ky takim ishte i prapambetur nga java e 33-të, një ndeshje që në fund u mbyll me suksesin e Tottenham Hotspur.