Habit Gent Cakaj te Fevziu: Jam 28 vjeç, kam 14 vite në politikë, tre mastera ne tre vite

Ka habitur jo pak Gent Cakaj sonte në Opinion, ndërsa ka thënë që edhe pse është 28 vjeç, ka 14 vite përvojë.

Sigurisht që kjo është në vazhdën e çudive që prodhon kanakari i Ramës i cili prodhon rekorde pas rekordesh.

Po sonte në ‘Opinion”, Cakaj tha se ka mbaruar për 3 vite tre master, sigurisht një rekord më vete që mund ta thyejnë vetë kryeministrat e Ramës.

Për të cilin Cakaj nuk reshti edhe sonte ta quante si Kryeministrin që po e bën dinjitoze Shqipërinë në arenën evropiane.

Nuk dihet për çfarë e ka pasur Cakaj kur e cilësoi Ramën dinjitoz, ndoshta e ka pasur për kanabizimin e vendit dhe faktin që Evropa po mendon seriozisht rikthimin e vizave për shqiptarët.