Goditi kundërshtarin, ndëshkohet serbi i Lazios

Milinkovic-Savic “la në baltë” Lazion në sfidën ndaj Chievos të shtunën, pasi humbi toruan në pjesën e parë dhe qëlloi me shqelm kundërshtarin, duke lënë ekipin me 10 futbollistë, çka ndikoi në rezultatin final, që ishte 1-2 në favor të Chievos.

Por përveç ndëshkimit në fushë, mesfushori serb do të mungojë edhe për ndeshjen e kësaj jave, ndërsa organet disiplinore i vunë edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Krahas mesfushorit serb, trajneri Simone Inzaghi do të duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesën e Luis Albertos, i cili gjithashtu do të jetë i pezulluar për takimin e radhës.