Si ra në përgjime grabitësi i pestë i Rinasit nga Fushë-Kruja
Elton Pikuli 32 vjeç nga Fushë-Kruja, u ndalua dy orë më parë në Bullgari pas një letërporosie të drejtuar nga Policia dhe Prokuroria shqiptare, për ekstradimin e tij.
Ai ishte larguar nga Shqipëria vetëm disa ditë pas grabitjes, ndërsa thuhet se kishte rënë në përgjimet e Prokurorisë që ka mbajtur në vëzhgim të gjithë grupin e dyshuar të personave që kanë lidhje me grabitjen e Rinasit.
E. Pikuli nuk është person me rekorde penale sipas Policisë.
Ai është kapur si pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve të grabitjes, disa prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa të tjerë sipas Policisë janë shpallur në kërkim.