VIDEO/ Shënon Lenjani, 8900 tifozë shkaktojnë tërmet në Sion

Një sizmograf nga Univesiteti i Luzanës, i instaluar më shumë se 2 kilometra larg nga stadiumi “Tourbillon” ka kapur një tërmet të krijuar nga tifozët e Sionit në 7 prill.

Ishte momenti kur Lenjani shënoi pas vetëm 10 sekondave lojë, një rekord ky në kampionatin zviceran.

8900 tifozët e pranishëm në stadiumin “Tourbillon” kanë krijuar një tërmet të vertetë që është ndjerë edhe më shumë se 2 kilometra larg.