Zjarr i madh në Patos, rrezikohet sipërfaqja me ullinj

Një zjarr masiv ka rënë gjatë kësaj të marte në vendin e quajtur ofiçina e vjetër në Patos.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e shumta të zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë të pamundurën për shuarjen e flakëve.

Nga flakët rrezikohen seriozisht me dhjetëra rrënjë ullinj, ndërsa era favorizon flakët dhe terreni i vështirë e shton edhe më tej rrezikun.